“Sot nënshkruam një deklaratë bashkëpunimi. Investimet turke në Shqipëri janë rritur. Do rrisim investimet në shëndetësi. Do të ngremë shkolla të reja në Shqipëri, do të ngremë nivelin e arsimit në Shqipëri. Nuk do të pranojmë vetëm studentë nga Shqipëria por dhe nga rajoni. Mbështesim kandidaturën e Shqipërisë në OSBE.”, tha Çavușoğlű.
Ndërsa ministri Bushati tha: “Ministria jonë e jashtme dhe dy ministrat janë në rolin e koordinuesit. Në iu paraprijmë edhe mbledhjes së qeverive mes dy vendeve. Përforcim ekonomik mes dy vendeve tona, duke bashkëpunuar në fushën e turizmin dhe në fushën e bujqësisë. Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme në bashkëpunimin e mbrojtjes, por edhe në suazën në NATO, por edhe agjencia TIKA, e cila ka ndihmuar shumë Shqipërinë. Dua të falënderoj popullin e Turqisë, për ndihmat kryesisht në përmbytje.”/tiranapost