Marshi protestues i VMRO-së, sot do të mbahet në Prilep

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE ka ftuar qytetarët që të dalin në marsh protestues, transmeton portalb.mk

Marshi do të mbahet sot, e sthunë në Prilep, me fillim prej ora 13:00.

“Bastistjet po zhvillohen në mënyrë të paligjshme, dhe malltretohen njerëzit të cilët protestojnë”, thonë nga VMRO-ja.

Nga atje shtojnë se krimi i njerëzve të pushtetit ka mbetur i paprekur, kurse kriminelët lëshohen në liri, ndërkaq patriotët po burgosen.

Përndryshe, VMRO-DPMNE-ja marsh protestues për çdo javë ka mbajtur edhe në Shkup.

Leave a Reply