Masa të reja shtrënguese në Kosovë

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u miratuan masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Kosovë, sipas propozim vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Masat do të ndikojnë disa sektorë, ku nga 20 gushti deri më 1 shtator do të mbyllen klubet e natës, do të reduktohet orari i gastronomisë dhe dasmat do të lejohen të mbahen vetëm deri në orën 22:30 dhe me vetëm 150 mysafirë.

Ministri i MSh-së, Arben Vitia në mbledhjen e Qeverisë theksoi se masat për ruajtjen e shëndetit publik janë kritike për të parandaluar përhapjen më të gjerë të virusit dhe të vdekjeve nga sëmundja.

Kryeministri Kurti, në fillim të mbledhjes ftoi qytetarët që të vaksinohen kundër Covid-19. Kurti shtoi se marrja e masave të reja është e domosdoshme që të ruhet shëndeti publik. “Asnjë person që është vaksinuar nuk ka vdekur nga varianti Delta”, tha ai.

Leave a Reply