Masakra me 11 viktima në Suedi, del fotoja e autorit

Ky që shihni në foto është 35-vjeçari Rickard Andersson, autori i sulmit me 11 viktima në Suedi.

I armatosuri i dyshuar ishte mes 11 personave të vrarë pasi hapi zjarr dje (04 shkurt) në shkollën Campus Risbergska në Orebro.

Sipas DailyMail, Andersson vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe jetonte vetëm. I dyshuari gjithashtu thuhet se ka ndryshuar emrin, pasi  fillimisht quhej Jonas Simon.

Rickard Andersson

Dëshmi tronditëse

Maria Pegado, 54 vjeç, një mësuese në shkollë, përshkroi momentin kur dikush hapi papritur derën e klasës së saj menjëherë pas pushimit të drekës dhe bërtiti që të gjithë të dilnin jashtë.

“I nxora të 15 studentët e mi në korridor dhe filluam të vrapojmë,” i tha ajo Reuters.

“Pastaj dëgjova dy të shtëna, por arritëm të dilnim. Ishim pranë hyrjes së shkollës”.

Ajo përshkroi skena paniku teksa njerëzit përpiqeshin të ndihmonin të plagosurit.

“Pashë njerëz që tërhiqnin zvarrë të plagosurit, fillimisht njërin, pastaj një tjetër”. E kuptova që ishte diçka shumë serioze”, tha ajo.

Leave a Reply