Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, është shprehur se do të ndalojë importet e naftës dhe gazit rus sa më shpejt të jetë e mundur. Protesta të njëjta u zhvilluan edhe në Tbilisi, Gjeorgji për të dënuar ngjarjet në qytetin ukrainas Bucha.
Dhjetëra njerëz organizuan një protestë të shtrirë, jashtë ndërtesës së parlamentit, disa me duar të lidhura pas shpine. Protestuesit u shprehën se gratë dhe fëmijët po përdhunohen, mijëra burra lidhen dhe torturohen dhe vriten pa asnjë arsye dhe se ky është gjenocid nga Rusia.