Maska e tradhëtisë

Tradhëtarët, kriminelët, spiunët, të djallëzuarit, gjithnjë ndjehen të hendikepuar nga veprimet e tyre antinjerëzore, ndaj, për të qenë pranë njerëzve dhe të mos refuzohen aq lehtë, ky lloj antinjeriu gjithnjë organizon, porositë, paguan takime, vetëm e vetëm të ndjehet paksa i pranuar prej opinionit dhe i defokusuar nga krimet e shumëfishta të antinjeriut

Nga Besnik Thaçi

Të takohet Shaqir Fetai, qoftë edhe për një çaj rusi, është solidarizim me veprimet e tij prej krimineli, spiuni e tradhëtari! Vetëm një person si Shaqir Fetai, i ngjeshur me strukturë prej krimineli, mund t’ia dalë të organizojë një përmbysje kriminele të një Institucioni, t’i manipulojë e t’i kriminalizojë të gjithë kolegët vetëm e vetëm që të bashkëndahet krimi.
Për pranim në komunitet e në opinion pas një përvoje të gjatë prej spiuni udbash, vetëm një mahluku si Shaqir Fetai mund t’i shkojë mendja të organizojë e të porosisë takime me policë, me prokurorë, me politikanë, dmth me “pushtet” nga i cili takim manipulon duke përçuar mesazh të satanizuar se “ja, pushteti më do, ai është me mua, prandaj, kujdes…”!
Për ta relativizuar tradhëtinë e rëndë, pisi i llojit të Shaqir Fetait është në gjendje të “sponsorizojë” takime me turlifarë kuazi-intelektuali, madje, injoranti i gëzohet edhe talljes së “shkimtarëve” prej të cilëve e blenë një “dekoracion”, sepse, në kushte normale, nuk ka shkrimtar në botë që do të panonte të pinte kafe me Shaqir Fetain, pasi të njohtoheshin me krimin, tradhëtinë dhe spiunimin e tij të dokumentuar.
Shaqir Fetai, tanimë, kur iu tret maska e tradhëisë, mundohet të shpreh brengë për Librin e Allahut xh.sh., Kuranin e Shenjtë! Shaqir Fetai të flasë për Kuranin? Kjo është maja e hipokrizisë së tij! I ka hije Shaqir Fetait të flasë për Kuranin kur një jetë të tërë ka shkelur parimet, mësimet, urdhërat kuranore!
Cili Libër i Shenjtë, aq më pak Kurani, urdhëron spiunimin siç e ka në gjak Shaqir Fetai!
Cili Libër i Shenjtë, aq më pak Kurani, urdhëron të parin e komunitetit mysliman që t’ua zhvasë kafshatën nga goja, t’ua rrëmbejë fitrin, zeqatin, kurbanin, vetëm e vetëm që t’i shpenzoj duke paguar gjykatë e avokatë jomyslimanë për t’i përndjekur myslimanët që nuk duan që të drejtohen nga një spiun, nga një kriminel, nga një tradhëtar!
Cili Libër i Shenjtë, aq më pak Kurani, pajtohet me të parin e komunitetit mysliman që ta vjedhë, ta hajë e ta shpenzojë vakëfin, të cilën të parët tanë e lanë si pasuri të përgjithshme për zhvillimin e jetës fetare islame e jo për të trashur qafë e b… Shaqir Fetai!
Cili Libër i Shenjtë, aq më pak Kurani, i lejon të parit të komunitetit myslimanë që të shoqërohet me kriminelë, e hajna, me banditë, me injorantë e hipokritë?
Cili Libër i Shenjtë, aq më pak Kurani, i lejon Shaqir Fetait që të bëjë “karrierë” duke tradhëtuar miq, duke spiunuar kolegë, duke tradhëtuar një kauzë jetike për popullin shqiptar e, përgjithësisht, mysliman!
Shaqir Fetai tashmë është bërë “literaturë bazë” për të studiuar një komplot e një tradhëti që ia bëri ish-reis ulemasë! Shaqir Fetai do të ngelë i vetmi lider që një ditë do të studiohet si materie e zezë! Shaqir Fetai sikur edhe me tërë njerëzimin e botës të pijë çaj rusi, të presë e tëpërcjellë njerëz butakë, ai sërish në histori do të ngelë si personazhi më kontravers që ka frymuar e vegjetuar mbi këtë tokë! Ai do të mësohet si “reis” që erdhi në post me akte kriminale.
Nuk ka vizitë, nuk ka pritje e përcjellje, nuk ka personalitet që Shaqir Fetait do t’ia lehtësojnë peshën e papërballueshme të kriminelit.
Hoxhës nuk i shkon epiteti kriminel, spiun e tradhëtar, ndërsa djallit po! Shaqir Fetai nuk e ka hallin e jetës fetare islame, nuk e ka hallin e myslimanëve, nuk e ka ngritjen e institucionit fetar, nuk e ka dhe kurrë nuk do ta ketë hallin e medresantëve, Shaqir Fetai e ka të papërballueshme peshën e tradhëtisë, krimit, hipokizisë. Për këtë djallëzi ai është shumë i vetëdishëm, dëshiron të dalë nga kjo situatë. Dhe, daljen nga kjo situatë ai e sheh vetëm te ndërprerja e fushatës kundër tij (siç ankohet edhe te ndërkombëtarët), dhe jo në kërkim të një falje të thellë për grabitjen në formë kriminele të një “karrige” për të cilën kurrë nuk ka qenë dhe nuk mundet të jetë i denjë! Edhe spiun e tradhëtarë edhe “reis”?! Pushteti është si kungulli, asnjëherë nuk rri gjithnjë mbi ujë! Dikund do të thyhet e bëhet copa-copa. Këtë thyerje po e ndjenë dhe po e pret edhe Shaqir Fetai!Ai po e gënjenë veten, ndërsa tashmë është rrasur në lluc deri në maje të hundës./Bota Sot/

Leave a Reply