Tre të plagosur pas një sulmi me thikë në stacionin e metrosë së Brukselit pranë Komisionit Evropian

Një person është në gjendje kritike dhe dy të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me thikë brenda një stacioni metroje në Bruksel, që ndodhet pikërisht poshtë selisë së Komisionit Evropian.
Sipas mediave të huaja, i dyshuari, një 30-vjeçar, u arrestua nga policia belge në vendin e ngjarjes.

Nuk ka asnjë indikacion për terrorizëm, shtoi Zyra e Prokurorit Publik të Brukselit.

Kryetari i bashkisë së Brukselit, Philippe Close vlerësoi reagimin e shërbimeve të urgjencës në Twitter për “arrestimin e shpejtë të autorit”.

Makinat e policisë dhe ambulancat rrethuan zonën dhe trafiku u ndërpre ndërsa stacioni i metrosë Schuman ishte i mbyllur për publikun, konfirmoi STIB-MIVB, kompania e transportit publik të qytetit.

Leave a Reply