Kohë më parë, në Manastir, një xhami, u shndërrua në kishë, Jeni Xhamia u pagëzua në Sveti Gjorgjia. Të gjitha mediat e vendit alarmuan mbi këtë vjedhje të xhamisë. Vetëm Shaqir Fetai dhe BFI-ja e tij nuk e thanë asnjë fjalë, as për hajër e as për sherr! Nuk ia mbajti Shaqir Fetait të ragojë, sepse institucionet shtetërore, këto të pushtetit që e instaluan në krye të BFI-së, kishin vendosur që ta shndërrojnë në institucion nacional maqedonas, në MUZE! Por ama, në muze prej Kishës, sepse, kështu Kisha tregohet shpirtgjerë me poullatën e vet. Fillimisht, ia dëshmon guximin se çka të dëshirojë atë e bën me “xhamitë e Shaqir Fetait” dhe, pastaj, ia fal popullit të vet për muze.
Këto ditë Shaqir Fetai u turr ta vjedhë një kontribut të qytetarëve të Mateçit, të cilët, kishin vendosur që për nevojat e veta fetare të ndërtojnë një xhami të re. Ky projekt, natyrisht që do të ngritet me vetëkontribut të qytetarëve të Mateçit, të cilët, ja që prej bujarisë së tyre, kishin vendosur që gurin e parë themeltar ta hedhë “reisi i BFI-së”, institucioni, pra, jo Shaqir Fetai. Ndërsa ky zgjodhi të krekoset si gjeldet sa që, në çastin e aminit, i bëri për të qeshur gjysmëmn e xhamtit të pranishëm, sepse, aq shumë u zgjërua e u shtri sa, dëshironte të thoshte se, ja, vetëm nën emrin tim dhe të pushtetit tim ju mund të ndërtoni xhami!
Me këtë rast Shaqir Fetai, veç të tjerash, kishte thënë: “Vetëm Ata që kanë imam të paluhatur në Allahun Fuqiplotë, ndërtojnë dhe meremetojnë xhamitë”!
Po ata që i falin xhamitë dhe i lejojnë që të shndërrohen në kishë? Po ata që pa kurrfarë reagimi lejojnë që xhamitë të kalojnë në muze? Cili është imani i tyre? Në kë besojnë ata që me aq lehtësi heqin dorë nga xhamitë, si puna e Shaqir Fetait?
Shaqir Fetai është “faktor i hershëm” me relevancë të BFI, madje është “faktor” që kur u përvetësuan sahatkullat në Manastir e në Prilep mbi të cilat edhe sot e kësaj dite qëndrojnë kryqet dymetërshe! Shaqir Fetai është “faktor” i BFI-së edhe kur u pengua ndërtimi i Xhamisë në Llazhec, edhe kur Kisha e uzurpoi Xhaminë në Shtip duke e shndërruar në Sveti Ilija, edhe kur u dogj Xhamia në Prilep. A ia ka dëgjuar ndonjë mysliman i vendit, qoftë fjalën më të vogël që e ka ngritur kundër po këtij pushteti që i ndrmori të gjitha ato veprime antiislame!
Është shumë lehtë t’i ndërtoshë xhamitë me paratë e huaja, por, është tepër e rëndë t’i ruash ato që i merr amanet, për të cilat është derdhur djersë e gjak!
Shaqir Fetai le ta hedhë gurin themeltar dhe le t’i përgëzojë qytetarët, inicuesit dhe donatorët, hiq pa e nxjerrur asnjë fjalë nga goja, sepse, sa her që flet, e heq nga një maskë të hipokrizisë së vet.
Levizja Muslimane per Reforma në BFI