Me avionin e fundit që ka mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aeroportin e Rinasit, numri i qytetarëve afganë të ardhur në Shqipëri ka mbërritur në 607.
Avioni i ardhur nga Abu Dabi u ul në pistë rreth orës 5 të mëngjesit me 150 qytetarë afganë. 103 janë akomoduar në Qytetin Studenti dhe 47 të tjerë në struktura hoteljere në Durrës.
Një ditë më parë, në vendin tonë mbërritën dy avion me afganë. Njëri mbante 154 pasagjerë në bord, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës.
Ndërsa tjetri mbërriti nga Afganistani, me 28 persona në bord, të cilët u vendosen në Tiranë. Pritet që numri i afganëve që do të strehohen në vendin tonë të shkojë në 4000 persona.