19.197 vaksinime anticovid në të gjithë vendin janë kryer ditën e sotme.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale informon se janë kryer 556.584 vaksinime në total që nga nisja e vaksinimit masiv.
“Vaksinimi nuk ndalet në çdo cep të vendit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Sot kapërcyem 550 mijë vaksinime”, shkruan Manastirliu.
Mbrëmjen e djeshme, në Aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer.
Dita e sotme ka shënuar një rritje të lehtë të rasteve, ku gjatë 24 orëve kanë rezultuar pozitivë 92 qytetarë dhe ka ndërruar jetë vetëm një i prekur me covid.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 112 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Ndërsa vendi ynë po përballet më shumë se një vit nga COVID-19, deri më tani janë kryer 646,814 testime, ku kanë rezultuar 131,419
raste pozitive. nga këto raste aktive janë 15,548.
Numri i të shëruarve ka arritur shifrën 113,468 ndërsa deri tani kanë humbur jetën 2,403 të prekur nga COVID.
Tirana kryeson qytetet me numrin më të madh të rasteve aktive në vend me 13096 raste, ndërsa pasohet nga Fieri me 607 raste dhe Shkodra me 370.
Lezha dhe Berati janë dy qytetet me më pak raste, përkatësisht 88 dhe 95 raste aktive me covid.