Përleshje me policinë, arrestohen 60 persona
Mbi 780 mijë persona protestuan në të gjithë Francën në ditën e punëtorëve të 1 Majit.
Nuk munguan përleshjet me policinë ku vetëm në Paris sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme numri i protestuesve arriti mbi 110 mijë persona.
Protestat e udhëhequra nga sindikatat ishin kundër rritjes së moshës së daljes në pension nga Presidenti Emmanuel Macron.
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe i shpërndau me ujëhedhës protestuesit në kryeqytet, pasi demonstruesit qëlluan oficerët me bomba molotov dhe fishekzjarre, dogjën biçikleta dhe shkatërruan stacionet e autobusëve.
Një oficer u plagos rëndë kur u godit nga një bombë molotov, tha ministri i Brendshëm Gerald Darmanin. Deri më tani janë arrestuar 60 persona.
Qeveria e Presidentit Macron muajin e kaluar e rriti moshën e daljes në pension me dy vjet në 64, megjithë grevat në shumë sektorë, në një lëvizje që e uli popullaritetin e tij pranë niveleve më të ulëta rekord të parë gjatë krizës së “Jelekëve të Verdhë” 2018-2019.