Mbledhjet që i heshtin skandalet dhe dështimet

Meqë paska mundësi që kurbani në Meke të blihet dukshëm më lirë, pse nuk i zbritet çmimi myslimanëve të vendit që paguajnë në BFI dhe me ato para të therren kurbanë në Meke? Apo, vjedhja në sa më shumë vende që të shpërndahet aq më pa gjurmë do të ngelë

Nga Vesel Jakupi

I ndodhur nën presionin e opinionit lidhur me vjedhjen skanaloze të kurbanëve të sivjemë nga ana e njerëzve të Shaqir Fetait, si dhe nën kritikat gjithnjë e më të shpeshta rreth pakënaqësive të mëdha të haxhilerëve të sivjemë me “drejtuesit” e Haxhit 2024, organizuar nga “Shaqir baba dhe katër (4) hajdutët e tij”, sot Shaqir Fetai paska thirrur mbledhjen e “rijaseti” ilegjitim për të debatuar, veç të tjerash edhe për këto dy aktivitete.
Nga mbledhja janë dëgjuar vetëm vetëlavdërimet dhe lavdëratat e ndërsjella të adresuara nga Shaqir Fetai. Veç këtyre pikëve, “rijaseti” ilegjitim i Shaqir Fetait paska miratuar në mënyrë unanime edhe vendimin e FSHI për zgjedhjen e dekanit të ri! Do me thënë, Këshilli Mësimor i Fakultetit të akredituar nuk qenka asgjë dhe se pa miratimin nga ana e analfabetëve të Shaqir Fetait asnjë vendim i këtij Këshilli nuk na qenka valid e i plotëfuqishëm!!! Rijaseti vetëmse informohet me vendimet e Këshillit Mësimor të Fakultetit pa pasur nevojë për kurrfarë verifikimi nga ana e dibiduzëve të Shaqir Fetait.
Asnjë fjalë për vjedhjen nga Haxhi dhe për vjedhjen e haxhilerëve benda Haxhit 2024. Asnjë fjalë për vjedhjen e myslimanëve me rastin e Kurbanit 2024! Asnjë fjalë për qindra pakënaqësitë ditore të haxhilerëve për sa i përket pseudoorganizimit të haxhilerëve nga ana e dështakëve të Shaqir Fetait.
Nëse nuk është vjedhur, ku është transparenca e Shaqir Fetait, i cili, iku në haxh vetëm sa për ta organizuar vjedhjen e haxhilerëve në Meke! Sa kurbanë u paguan, sa u therrën, ku shkoi mishi, si u nda, kush sa mori, kush sa vodhi, sa mish kurbani u hodh për shkak se u prish nga vapa e madhe? Asnjë fjalë për këtë dështim skandaloz!
Muslimanët e Maqedoisë së Veriut kurbanin e sivjemë (2024) e paguan në BFI nga 190 euro! Ajo që dihet tashmë është fakti që në kuadër të çmimit të haxhit, 2040 haxhilerë kanë paguar edhe kurbanët dhe ky çmim edhe për këta ka qenë 190 euro. Mirëpo hajdutët e Fetait më në krye “Shaqir babën”, ia kanë dalur që të manipulojnë me emocionet e haxhilerëve derisa kanë qenë në Meke dhe, i kanë nxitur që të paguajnë edhe kurban tjetër i cili në Meke paska kushtuar nga 150 euro! Pse këtyre haxhilerëve nuk iu kthyen nga 40 euro, meqe kurbani në Meke paska kushtuar 150 euro! Pra, dukshëm më lirë se në vend, ndaj dhe një numur bukur i madh e ka shfrytëzuar këtë mundësi dhe kanë paguar plus kurbanë! A u therrën ato kurbanë, ku u therrën, sa u paguan? Pse fshihet ky fakt? Pse nuk u diskutua në mbledhjen e “rijasetit” ilegjitim dhe pse pati kërcënime me largim nga puna për ata që do ta diskutojnë këtë vjedhje të turpshme?
Meqë paska mundësi që kurbani në Meke të blihet dukshëm më lirë, pse nuk i zbritet çmimi myslimanëve të vendit që paguajnë në BFI dhe me ato para të therren kurbanë në Meke? Apo, vjedhja në sa më shumë vende që të shpërndahet aq më pa gjurmë do të ngelë? Kështu mendon Shaqir Fetai!
Paskan miratuar edhe vendimin e Këshillit mësimor për zgjedhjen dekanit të ri të FSHI-së? Po pse nuk u kërkua asnjë raport mbi mandatin trevjeçar të ish-dekanit? A ishte mandat i sukseshëm apo i dështuar? Çka bëri BFI-ja për këtë mandat për mirëvajtjen e punëve në këtë Institucion arsimor? Cili ishte raporti i fundit në mes të themeluesit të Fakultetit dhe Institucinit në fjalë? Pse Shaqir Fetai e bojkotoi më shumë se një vit këtë vatër akademike? Aty ku ka dështime dhe skandale, Shaqir Fetai nuk preferon të flitet, sepse ngelin procesverbalet, aty ku nuk ka skandale e dështime, edhe nëse nuk ka kurrfarë suksesi e përparimi, ato do t’i shpikë Shaqir Fetai, sepse nën “drejtimin e tij” gjithçka rrjedh qumësht e mjalt, paçka që ai bereqet përbaltet nga analfabetët funksionalë që prihen nga kryeanalfabeti i pështirë.
Dhe, në fund, si gjithnjë – fotografia e përbashkët e Shaqir Fetait me bashkëpunëtorët e vet para shkallëve të BFI-së për të dëshmuar një ditë mbi ekipin me analfabetë funksionalë me të cilin Shaqir Fetai ka shënuar në rrasë akulli “suksese të njëpasnjëshme”!

Leave a Reply