Partizani e Vllaznia duan përmbysjen, Laçi për të ruajtur avantazhin
Pas Teutës që siguroi kualifikimin më tej, mbrëmjen e sotme është radha e katër skuadrave të Superligës për të tentuar mrekullinë në Conference League.
Partizani ka një mision të vështirë në “Elbasan Arena” përballë Baselit. Humbja 3-0 e një jave më parë nuk favorizon aspak skuadrën kryeqytetase, që i duhet të përmbysë një disavantazh të madh ndaj një skuadre me histori në Europë, si Baseli. Sfida do luhet në orën 20:00.
Gjysmë ore më pas, është radha e Laçit për të zbritur në fushë, ku sfidon Universitae Krajovën. Kurbinasit favorizohen pas fitores 1-0 në Shqipëri, gjithsesi ndaj rumunëve do tentojnë që të sigurojnë edhe një barazim për të kaluar më tej. Supersfida e mbrëmjes luhet në Shkodër.
Vllaznia sfidon AEL Limmasol me mision përmbysjen e humbjes 1-0 ndaj qipriotëve. Te shkodranët janë optimist për një rezultat pozitiv.