Mbyllet protesta e PD për TikTok, Berisha: Sot të rinjtë e shpallën Ramën armik të fjalës së lirë

Më pak se një orë ka zgjatur protesta e PD kundër mbylljes së TikTok para kryeministrisë mbrëmjen e sotme.

Ndryshe nga herët e tjera në këtë protestë ata që mbajtën fjalët ishin të rinjjtë, ndërsa asnjë nga figurat politikë nuk foli në podium.

Pas mbylljes së protestës kreu i PD, Sali Berisha, tha se të rinjtë i dhanë një mesazh të fortë kryeminsitrit Edi rama duke e shpallur atë armik të fjalës së lirë.

Rama sot mori ndëshkimin përundimtar. Sot u damkos si armik i egër i TikTok, i rinisë, i lirisë, u damkos përfundimosht si biri i të atit, i cili 37 vite më parë udhëronte varjen në litar të poetit Havzi Nela. Pra Edi rama sot mori ndëshkimin më të madh. Ia thanë të gjitha të rinjtë”, tha Berisha.

Leave a Reply