Ministria e Drejtësisë (MD) do të propozojë ndryshime në Ligjin mbi parandalimin e korrupsionit. Me ndryshimet e parapara, Komisioni për anti-korrupsion do të përbëhet nga kryetari dhe katër anëtarë, të cilët do të zgjidhen nga Kuvendi dhe pa të drejtë rizgjedhjeje pesë vite pas mandatit të parë. Për nënkryetar të Komisionit do të vlejë parimi i rotacionit, duke u zgjedhur me shumicë votash çdo 6 muaj. Ndër kushtet për kryetar të Komisionit për parandalimin e korrupsionit theksohen përvoja 15 vite përvojë pune (10 prej tyre në parandalimin e korrupsionit), të mos ketë ndalesë për ushtrimin e profesionit, 10 vitet e fundit të mos ketë qenë i kyçur në politik dhe të pranojë verifikimin e integritetit. Mbi shkarkimin e përbërjes së Komisionit parashikohen dy alternativa: njëra me përfundimin e mandatit në rrethana dorëheqjeje, vdekje ose dënimi me burg të paktën gjashtë muaj. Dhe alternativa e dytë mbi dyshimet për mos respektimin e Ligjit mbi parandalimin e korrupsionit gjatë zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska thekson se propozimet do të vendosen për shqyrtim publik, ndonëse dikasteri i saj është i gatshëm që nesër t’i nisë në procedurë parlamentare. Ndryshimet parashikojnë edhe kontrollin e pasurisë së kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për anti-korrupsion. Në këtë kuadër, Komisioni do të ketë kompetenca që të kërkojë lista anketuese edhe nga përmbaruesit dhe noterët. Tashmë gjashtë muaj, vendi është pa Komision fuqiplotë për anti-korrupsion, për shkak të përfundimit të mandatit të anëtarëve paraprak. Aktualisht, vetëm dy anëtarë gëzojnë mandata por që puna e tyre është ngrirë në mungesë të komisionit të kompletuar. Lufta kundër korrupsionit është njëra ndër rekomandimet kryesore të BE-së si kusht për çeljen e negociatave aderuese.
Skandalet e Shaqir Fetait dhe keqpërdorimi i vakëfeve të BFI-së
Sikur brenda BFI-së të funksiononte një Komision i Pavarur për Integritet, deri më sot Shaqir Fetai do të ishte ndëshkuar…