Qeveria e Kosovës mori masa të reja kundër COVID-19, s’përjashtohet mundësia për ashpërsim të tyre.
Që prej datës 20 gusht, hyrja në klubet e natës dhe festat familjare të bëhet vetëm me certifikatë vaksinimi ose njërën dozë të saj. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në rast se rekomandohet për masa të reja, ato do të ndryshohen
Vitia tha se 80 përqind e rasteve të reja janë me variantit Delta dhe të personave që nuk janë vaksinuar.
“Sipas analizave të IKSHPK-së ky variant dominon prej mbi 80 përqind të rasteve me COVID-19 në rastet e reja. Kjo na detyron të gjithëve të rrisim në maksimum kujdesin dhe t’i zbatojmë në përpikëri masat”, tha ai.Për këtë arsye, Vitia bëri thirrje për vaksinim, derisa tha se kanë shtuar kapacitetet mjekësore për t’i vaksinuar qytetarët KU Prishtina do t’i ketë 50 ekipe për vaksinim dhe 300 ekipe të vaksinimit që po punojnë për vaksinimin e popullatës.