“Më pranë luftës bërthamore se kurrë”

Rreziku nga përdorimi i armëve bërthamore është në majat më të larta që prej Luftës së Dytë Botërore. Paralajmërimi vjen një eksperte e sigurisë pranë OKB. Renata Dwan tha të martën se kërcënimi i luftës bërthamore ishte një çështje urgjente, të cilën bota duhet ta marrë më seriozisht.

Pavarësisht faktit se 122 kombe kanë nënshtruar një traktat për ndalimin e këtyre armëve, ajo tha se të gjitha vendet me armë bërthamorë po përditësojnë aktualisht rezervat tyre.

Sipas Dwan, prishja e traktateve për kontrollin e armëve, ashtu sikurse dhe konkurrenca në rritje mes superfuqive si Kina e SHBA, po e bën gjithnjë e më të madh rrezikun e një konflikti bërthamor.

Duke folur për reporterët në Gjenevë, zyrtarja e lartë amerikane u shpreh se rritja e prevalencës së grupeve të armatosura dhe forcave të sektorit privat, sëbashku me teknologjitë e reja që turbullojnë vijën mes ofensivës dhe difensivës, po kontribuojnë në këtë problem.

“Mendoj se është një thirrje e natyrshme për të njohur, një çështje që në një mënyrë apo një tjetër nuk po mbulohet nga media, se rreziku i luftës bërthamore është veçanërisht i madh tani dhe përdorimi i armëve bërthamore, për shkak të disa prej faktorëve që nënvizova, është më i lartë, më shumë se kurrë që prej Luftës së Dytë Botërore”, tha ajo.

Dwan theksoi se bota nuk duhet ta injorojë rrezikun e armëve bërthamore

Leave a Reply