Më shumë shkrues se lexues

Vaid Hyzoti për kritikën letrare

(Enkas për Hejza-n)

Është krejt normale të mos ketë kritikë letrare. Përse vlen ajo? Në një vend ku ka më shumë shkrues se lexues, në një vend që ligji i publikimit favorizon vetëm botuesit, tek ne që bëjmë sherre vetëm ”ç’temen ketkon që më sheh”, as nuk duhet pritur të ketë ringjallje të kritikës letrare. Kritiku është i zi në dritë të diellit për shkruesit. Le të analizoje dhe të nxjerrë në pah vlerat ideoartistike, por për një vërejtje “të vogël” që zakonisht bëhet në mbyllje të vlerësimeve për një libër bie fjala, fillojnë “ sqarimet” nga autori dhe urrehet kritiku.
U bë problem kombëtar mungesa e kamarierëve në këtë sezon plazhi. Me të drejte, se me pangopësinë e fitimit bosët u japin pagë qesharake. Pra gjithçka me të drejtë varet nga bosët. Por, në kulturë janë bosë botuesit e promovuesit. Pa harruar dhe shtetin. Ndonëse libri blihet pak, shteti e ka taksuar më shumë se çdo gjë tjetër në shitje. Botuesi nuk shqetësohet se botimin e ka bërë me pagesë duke futur dhe fitimin.
Vëre në ligj të rreptë të ndalosh botimin me pagesë, por vetëm matës të jetë vlera artistike dhe do dalin në pak “manushaqet” e letërsisë dhe artit në përgjithësi që sot i ka mbuluar ferrnaja. Mos të flasim më tej për krahasime me shtetet e tjera, ku promovimin në shtyp e bëjnë botuesit. Pra, mesa thamë dhe të tjera sinoptika për kritikë analizuese të mirëfilltë zor që do të ndryshojë për shumë vite. Shkarra-shkruesit do shtohen e “bosët“ botues dhe shteti do fitojnë.

Leave a Reply