Me t’kja si grat

Luerda Avdiaj

ME T’KJA SI GRAT

Bab,
A mërzitesh me mu qi s’mujta me t’kja si grat?
Du me e ditë se pasha Zotin,
Kurrë s’kam me ia fal vedit.
Por un’ s’du me t’mbyt n’ujëra sysh të idht
Bahen shumë bab,
bashkë me ujërat e jeshilta t’nanës.

Të kisha mujt me t’kja si grat, bab
Isha ba copë qelqi n’kambët e nanës
E isha fut n’dheun qi ka erën tande
E kisha mbi lulë e bardhë m’t’zbukuru shtëpinë.

E ki hala kujtesën aty;
Të pata thana tuj qeshë dikur
S’kam me t’kja, kam me t’mbajtë kjo eshtër
Si burrë

S’mujta un’ me t’kja si grat
Zemra m’u ligsht e nji gjyplan ma mpiu
Për mos me ndi dhimbën nan gjoks
T’kisha mujt me ardh tek ty me kamb
Me t’pru ujë ,me t’shu etjen.

Po shkoj bab, prehu ti
Kam me ardh përsëri,
Nesër!

30 korrik 2022

Leave a Reply