Veriu i Kalifornisë nën zjarre të fuqishme

Mbi 2 mijë banorë janë larguar, ndërsa dëmet janë të pallogaritshme, ky është zjarri i dytë vetëm brenda një jave

Qindra zjarrfikës në Kaliforni po luftojnë me zjarrin më të madh të përhapur në shtet deri më tani këtë vit.

Zjarri McKinney, i cili filloi në qarkun verior Siskiyou gjatë fundjavës, ka djegur tashmë 21,000 hektarë tokë si dhe pyje. Të paktën 2,000 banorë si dhe udhëtarë në shtegun në Pacific Crest janë larguar nga zona, sipas autoriteteve. Ndërkaq qindra shtëpi janë shkatërruar dhe dëmet janë të pallogaritshme.

Autoritetet kanë vendosur flamurin e kuq që tregon kërcënimin se zjarret mund të intesifikohen gjithnjë e më shumë pasi Kalifornia vuan nga kushtet e vazhdueshme të thatësirës. Një gjendje e jashtëzakonshme u shpall në qarkun Siskiyou, pasi dhe infrastruktura u kërcënua. Zjarri u intensifikua dhe u përhap nga karburantet pasi ​​temperaturat e larta, erërat e vështirësuan vënien në kontroll të flakëve.

Shërbimi Pyjor i SHBA-së paralajmëroi se erërat e forta mund të bëjnë që zjarri të përhapet në çdo drejtim. Megjithatë, meteorologët kanë bërë të ditur se i nxehti ekstrem pritet të zgjasë edhe përgjatë kësaj jave.

Ky është zjarri i dytë i madh që ka përfshirë shtetin në ditët e fundit. Zjarri i lisit, pranë Parkut Kombëtar Yosemite, ende mbetet aktiv në disa zona por me intesitet shumë herë më të ulët. Zjarrëfikësit kanë vendosur nën kontroll vetëm 67% të flakëve deri më tani.

Leave a Reply