Mediat japin lajmin: Shqipëria nis drejt Italisë një tjetër grup mjekësh dhe infermierësh

Një tjetër grup mjekësh dhe infermierësh nga Shqipëria janë nisur sot drejt Italisë, për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.Ky është grupi i dytë me mjekë dhe infermierë shqiptarë, që po shkojnë në Itali për të dhënë ndihmën e tyre, pas gjunjëzimit nga koronavirusi të vendit fqinj.

Pak javë më parë, Shqipëria dërgoi në Itali 30 mjekë dhe infermierë, të cilët po shërbejnë në frontin e parë të luftës kundër COVID-19 në spitalet e Breshias./shqiptarja.com

Leave a Reply