Mediat turke: Erdogan i shpëton atentatit me bombë

Lënda eksplozive, poshtë makinës se një polici

Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan mund t’i ketë shpëtuar një atentati me bombë. Mediat turke shkruajnë se mëngjesin e të Shtunës, ekspertët e sigurisë zbuluan dhe çaktivizuan një pajisje shpërthyese të vendosur në njërin nga automjetet e autokolonës që e shoqëronte drejt qytetit juglindor të Sirit.

Bëhet fjalë për pajisjen shpërthyese që shfaqet në këtë foto. Presidenti turk ishte nisur drejt këtij qyteti për të zhvilluar një takim me mbështetës të tij. Në rast se do të shpërthente, kjo pajisje mund t’i kishte marrë jetën Erdoganit dhe shumë personave të tjerë të pranishëm.

Hetuesit ende nuk dinë se kush mund të jetë personi apo grupi që fshihet pas ngjarjes. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që në këtë ngjarje të jenë përfshirë grupet ekstremiste kurde. Incidenti vjen në një kohë që Turqia rrezikohet nga një krizë e ashpër ekonomike, për shkak të rënies së vlerës së lirës turke.

Leave a Reply