Menaxherja e yjeve të Hollywood gjendet e masakruar në bagazhin e makinës

Një menaxhere e vjetër e figurave të Hollywood është gjetur dje e vrarë në bagazhin e makinës së saj në SHBA.

Për vrasjen e 55 vjeçares Angela ‘Angie’ Kukawski është ndaluar i dashuri i saj, i akuzuar për torturë dhe vrasje me paramendim.

Policia e Los Angeles Police tha se po heton vdekjen e Kukawski si vrasje, me të dyshuar kryesor Jason Barker, i cili është arrestuar.

E ndjera ishte shpallur e zhdukur që prej 22 dhjetorit në zonën Sherman Oaks, në Kaliforni. Ajo u gjet më pas e vdekur në automjetin e saj të parkuar në rrugë.

Para identifikimit të Kukawski-t, rrjeti lokal Angelino News raportoi se një grua në të 50-at ishte gjetur e vrarë me goditje thike në bagazhin e automjetit.

Kukawski (majtas) ka perfaqesuar shume yje te ‘showbiz’ nder vite

Policia e Los Angeles tha se i dashuri 49 vjeçar i Kukawski është i dyshuari kryesor, i cili është arrestuar.

Autoritetet besojnë se Barker ka vrarë nënën e pesë fëmijëve në shtëpinë e tyre në Sherman Oaks dhe më pas vendosi trupin në makinë, për ta lënë të parkuar në Simi Valley.

Ata shtonin në dosjen e tyre të parë nga rrjeti Fox News, se Barker ka vrarë Kukawski “me qëllim të shkaktonte dhimbje e mizori për hakmarrje, zhvatje, nënshtrim apo qëllime sadiste”.

Lajmi i vdekjes së Kukawski ka përshkuar mbarë industrinë amerikane të ‘showbiz’ ku viktima punonte prej kohësh. Gruaja kishte qenë menaxhere biznesi për emra të njohur si Nicki Minaj, Kanye West, familjen Kardashian dhe ka qenë përfaqësuese e pronave intelektuale të Tupac Shakur, sipas revistës Variety.

Klani Kardashian-Jenner tha në një deklaratë homazhi për rrjetin TMZ se Kukawski ishte “vërtet më e mira.”

Leave a Reply