Mentaliteti masonerik i Shaqir Fetait si autocensurë

Edhe një provë se, autocensura e Shaqir Fetait nuk ka të bëjë me asnjë cilësi “kulturore e edukative” të tij, por, thjesht, ka të bëjë me mentalitetin e tij masonerik! “Orao” dëshiron të mbetet përjetë ORAO

Mbarë bota është tronditur nga aktet barbare dhe nga terrori shtetëror i Izraelit që këto ditë po e ushtron mbi popullatën myslimane palestineze si dhe mbi Xhaminë e El Aksasë, vendit të shenjtë mysliman.

Papa, lideri i botës katolike, doli me një reagim mjaft të ashpër, siç reagoi edhe mbarë bota e civilizuar, sepse, terrori shtetëror, përmes policisë dhe ushtrisë, mbi popullatën civile rreth dhe brenda Xhamisë El Aksa, është i përmasave më çnjerëzore që mund të ketë parë njerëzimi. Janë të dënueshme dhe rrëtheqëse kur ndodhin edhe nga individë terroristë, të manipuliuar dhe të indoktrinuar, të çmendur e të shplarë në tru, e të mos flitet kur ky terror ushtrohet me plan e me strategji nga një shtet i tërë!

Ngjarje të tilla terroriste të shtetit izraelit ka pasur edhe më herët dhe, pa dyshim që ka pasur reagime anekënd botës. Më 2015 ndodhi një akt i tillë me përmasa shumë më të vogla në raport me këtë që po ndodhë këto ditë të Muajit të Mëshirës. Atëbotë reagimi i ish-reisul ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepit ishte shumë i ashpër, në valën e reagimeve të burrshtetasëve e të dijetarëve të lartë islamik (shih linkun https://www.aa.com.tr/sq/jeta/sulejman-rexhepi-sulmi-i-policis%C3%AB-izraelite-agresion-i-pakontrolluar-dhe-i-cmendur/120266)

Po cili ishte reagimi i sotëm i Shaqir Fetait!? Ishte një reagim poshtërues, një reagim që nuk i bën nder jo myslimanëve, por edhe qytetarëve ateistë!

Nga reagimi i Shaqir Fetait lihet përshtypja se ai mezi e ka pritur një terror të tillë mbi banorët myslimanë që jetojnë në Jerusalem, mbi ata që me tërë qenien e tyre mundohen ta mbrojnë Xhaminë e El Aksasë! Shaqir Fetai përmes reagimit të tij të pëshurrtë lë përshtypjen e një hipokriti, i cili, mundohet të shesë “civilizim”, mbi gjakun e derdhur të vëllezërve myslimanë, të shesë “kulturë”, mbi gjakun e shehidëve, të dëshmohet se sa “i edukuar” e sa “i matur” që është!

Nuk ka mysliman në botë që nuk e ka dënuar aktin terrorist të shtetit të Izraelit, vëtëm Shaqir Fetai “shpreh keqardhje të thellë”! Në tërë reagimin e vet, Shaqir Fetai shpreh “keqardhje” dhe jo revoltë, jo dënim, jo mallkim, jo urrejtje, por, “keqardhje”!

Krejt bota e dënoi raketimin e lagjeve myslimane rreth Xhamisë El Aksa me ç’rast humbën jetën dhjetra myslimanë nga kjo ushtria izraelite, vetëm Shaqir Fetai shpreh keqardhje që ka intervenuar policia izraelite!

Policia kur të intervenojë, intervenon për rend e për siguri, por, kur terrori kryhet nga pjesëmarrja e ushtrisë, këtu kemi terror shtetëror. Mentaliteti masonerik i Shaqir Fetait, imponohet këtu si autocensurë, ndonëse ai mendon se kjo është forma që e paraqet atë “të kulturuar”, “të civilizuar” e “të dashur” për të gjithë të tjerët, paçka që e urrejnë gjithë myslimanët! Hipokritët nuk i do asnjëri, sepse nuk i do as Vetë Zoti!

Falë këtij mentaliteti të poshtër të Shaqir Fetait, kemi një mbyllje të reagimit “institucional” ku Shaqir Fetai, nuk i bashkangjitet të gjitha atyre thirrjeve botërore që të intervenohet dhe ta stopojnë çmendurinë shtetërore të Izraelit, duke e dënuar aktin terrorist që e ndërmori këto ditë mbi myslimanët palestinezë por, Shaqir Fetai “mbetet me bindje se sa më shpejtë do të intervenojë faktori ndërkombëtar për të vendosur paqen.”

Në reagimin e vet, Shaqir Fetai askund nuk e shpreh fjalën “mysliman” dhe as “fe islame”, as “besimtarët e fesë islame”, por, thjesht, e përdor fjalën “besimtarë”! Tani nuk dihet se cilët besimtarë ndaj cilëve besimtarë po kryejnë terror, sepse, besimtarë janë edhe të krishterët dhe hebrenjtë që jetojnë aty!

Edhe një provë se, autocensura e Shaqir Fetait nuk ka të bëjë me asnjë cilësi “kulturore e edukative” të tij, por, thjesht, ka të bëjë me mentalitetin e tij masonerik! “Orao” dëshiron të mbetet përjetë ORAO!

LAJME7

Leave a Reply