Mënyra të thjeshta për të qëndruar në formë gjatë karantinës

Hulumtimet tregojnë se mënyra e jetesës, qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, është një ndër faktorët më negativë për shëndetin tuaj fizik dhe mendor.

Ndaj edhe në periudhë karantine, është shumë  e rëndësishme të qëndroni aktiv gjatë kësaj kohe, dhe për ta arritur këtë ka disa mënyra të thjeshta dhe disa prej tyre kërkojnë pak ose aspak pajisje.

Nëse keni një biçikletë palestre atëherë kjo mjafton.

Nëse jo, provoni të ecni nëpër shtëpi me hapa të shpejtë, e nëse mund të pardoni shkallë akoma më mirë.

 Të kërcyerit nuk është vetëm për qejf, por… një mënyrë e mirë për të lëvizur trupin e për të humbur kalori.

Po ashtu mund të provoni të ushtroheni  në shtëpi me disa ushtrime të thjeshta që i gjeni në internet.

Leave a Reply