Zemërim e trishtim shprehu kancelarja gjermane Angela Merkel për sulmet e dhunshme të së mërkurës ndaj Kongresit Amerikan.
“Më vjen thellësisht keq që Presidenti Trump nuk e pranoi humbjen që nga Nëntori e deri dje”, tha ajo gjatë një takimi që pati me deputetë gjermanë.
“Pati nxitje të dyshimeve për rezultatin e zgjedhjeve dhe kjo krijoi një atmosferë që çoi deri në ngjarjet e një nate më parë”.
Merkel mirëpriti deklaratën e Presidentit të zgjedhur Joe Biden dhe faktin që Kongresi vijoi punën duke certifikuar presidencën e tij. Merkel tha se inaugurimi i tij duhet të hapë një kapitull të ri për demokracinë në Amerikë.
“Kjo do të thotë që demokracia mbizotëroi. Është diçka që e kam ditur gjithmonë dhe që e prisja nga SHBA”.