Merkel mbështet Trump e kritikon twitter: Për fjalën e lirë vendos ligji, jo kompanitë teknologjike

Censurimi i fjalës së lirë nga Big Tech, ka qenë kryefjala e ditëve të fundit thuajse në çdo portal dhe media botërore. Në lidhje me bllokimin e llogarive të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, nga Twitter, Facebook dhe Instagram, ka reaguar edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

ANGELA MERKEL

KANCELARJA E GJERMANISE

Mbyllja e llogarisë së një presidenti, është problematike. Në të drejtat, si liria e fjalës, mund të ndërhyhet, por me ligj dhe brenda kornizës së përcaktuar nga legjislatura, jo sipas një vendimi të korporatave.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, sulmoi kështu kompanitë teknologjike, duke thënë se ligjvënësit duhet të vendosin rregullat që rregullojnë fjalën e lirë dhe jo kompanitë private të teknologjisë.

Por censura e këtyre gjigantëve të teknologjisë, ka marrë një prirje hipokrite. Kjo për faktin se ata kanë qenë përzgjedhës se çfarë do të censurohet dhe çfarë jo, bazuar më shumë në pikëpamjet politike sesa në informacionin e pasaktë dhe të dëmshëm.

Duke nisur që nga informacionet mbi vaksinat, ku Twitter njoftoi në dhjetor se censura e tij do të zgjerohej për të përfshirë mbulimin e vaksinave Covid-19 pasi sipas tij, keqinformimi i vaksinave paraqet një sfidë të rëndësishme dhe në rritje të shëndetit publik. Megjithatë, Twitter ka censuruar vetëm postimet dhe llogaritë të cilat kritikonin prodhimin e vaksinave perëndimore të Covid-19, si psh ka bllokuar llogarinë e liderit supreme të Iranit, i cili u shpreh se importimi i vaksinave të bëra në SHBA ose Mbretëria e Bashkuar është i ndaluar sepse janë të pabesueshme. Por, nga ana tjetër, ka lejuar çdo postim të gazetarëve perëndimor të cilët kanë shpërndarë informacione kritike dhe mosbesuese në lidhje me vaksinës ruse Sputnik V.

Në të njëjtën analogji, ironikisht janë po të njëjtat portale, të cilat kur flitet për pedofilinë apo për kriminelë nuk kanë censurë, por kur flitet për presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajnë një qëndrim të tillë censurues. Një qëndrim i cili nuk është kritikuar vetëm nga Merkel, por edhe nga zyrtarë të tjerë botëror. Gjithashtu, janë po këto kompani dhe media të cilat duket qartë që janë të ndikuara politikisht, pasi kur dolën në dritë skandalet e djalit të demokratit Joe Biden, nuk bën publike asnjë informacion të tillë, madje edhe denoncimet që bëheshin nga Trump në atë kohë, fshiheshin ose nuk lejoheshin të transmetoheshin, duke i lënë kështu qytetarët në një terr informativ për skandale kaq të mëdhaja.

Në këtë mënyrë, Big Tech, po zbaton një selektim të censurës, të motivuar politikisht, nën etiketën e “Fjalimit të dëmshëm” dhe “Gjuhës së urrejtjes”.

Por kush duhet të marrë vendimin për të censuruar fjalën e lirë të dikujt? Kush i jep të drejtën për të bllokuar platformat e tjera të cilat sigurojnë fjalën e lirë?

Në përgjigje të rritjes së censurës selektive, konservatorët amerikanë po migrojnë nga mediat sociale Tëitter dhe Facebook në Parler. Por, në një sulm të koordinuar, Google dhe Apple kanë pezulluar aplikacionin Parler dhe Amazon e ka fshirë Parler nga interneti duke dëbuar platformën nga serverat e saj.

Zbatimi selektiv i censurës është i pashmangshëm. Ky nuk është një problem, por një tipar identifikues tashmë i platformave të mediave sociale të Silicon Valley. Është ushtrimi i censurës jokonsistente dhe të motivuar politikisht që pajis Big Tech me pushtet politik. Censura po rritet në mënyrë të vazhdueshme si ndaj kundërshtarëve të huaj ashtu edhe ndaj kundërshtarëve të brendshëm, ndërkohë që në një botë demokratike, censura nuk duhet të jetë një opsion i problemeve.

Leave a Reply