Merkel viziton të martën Tiranën, zbardhet axhenda

Kancelarja gjermane Angela Merkel viziton të martën vendin tonë. Në një njoftim për mediat, zyra për shtyp e Kryeministrit zbardh axhendën e kancelares.

Kështu, në orën 10:20 do të mbahet ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave, më pas Merkel do të ketë një takim kokë më kokë me Kryeministrin Edi Rama. Në orën 11:00, do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

Më pas, në orën 11:50, pritet mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park, po ashtu edhe mbërritja e Kancelares Merkel.

Më pas në 14:35, mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel do të mbahet një konferencë për shtyp.

Leave a Reply