Spiro Pando, i dënuar me 5 vjet heqje lirie, është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë. 30-vjeçari nga Kuçova u ekstradua nga specialistët e Interpol Tirana pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me 5 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Në Gusht të vitit 2013, autoritetet ushtruan kontroll në shtëpinë e Pandos dhe gjetën një sasi heroine dhe kanabis, si dhe një armë zjarri automatik.