Mesazh urimi me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

MESAZH URIMI I REISU-I-ULEMA HAXHI NEXHMEDIN EF. SAQIPI, ME RASTIN E FILLIMIT TË MUAJIT TË SHENJTË TË RAMAZANIT

Të nderuara motra dhe vëllezër të besimit islam. Kam kënaqësinë që në emër të Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë si dhe në emrin tim personal, tua uroj muajin e shenjtë të Ramazanit.

Të respektuar besimtarë,

Muajin e Ramazanit, anë e kënd botës e presim me kënaqësinë më të madhe, sepse agjërimi i shndritë zemrat e besimtarëve dhe i ngritë në shkallën më të lartë të devotshmërisë. Ndërsa, largon nga zemra zilinë, urrejtjen, përgojimin, egoizmin dhe përtacinë. Pastaj, i fton besimtarët që të bëhen personalitete të sinqertë, të butë të mëshirshëm ndaj besimtarëve, të jenë të dashur mes veti, t`ia ruajnë shpinën njëri tjetrit, si të jenë një trup dhe shpirt.

Të dashur besimtarë,

E lusim All-llahun e Madhëruar, që ky muaj i bekuar të jetë frymëzim i shpirtit të besimtarëve, që në fund të shpërblehen me dhuntitë që ua dhuron All-llahu si shpërblim. Vetëm me punë dhe angazhim mbrohet morali dhe dinjiteti i popujve si dhe ideali për paqe, tolerancë dhe mirëkuptim, thuhet në mesazhin e urimit me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, të Reisit të Bashkësisë Islame të Serbisë Haxhi Nexhmedin ef. Saqipi, njofton Portali Jetapress.

Leave a Reply