Shkresa e Partisë Socialiste për propozimin e Edi Ramës si kryeministër të vendit ka mbërritur këtë të shtunë në Presidencë.
Shkresa e dërguar mban firmën e sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri, i cili u emërua në detyrën e re vetëm dy ditë më pare.
Bazuar në nen 96 të Kushtetutës së Shqipërisë, Presidenti emëron propozimin për kryeministër që i bëhet nga shumica, për t’u votuar më pas në Kuvend.
Kryeministri Edi Rama dy ditë më parë publikoi emrat e rinj të kabinetit qeveritar, me të cilët do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme.