Rrëzohet Panjshiri? Forcat talebane konfirmojnë se kanë marrë pushtetin e të gjithë Afganistanit

Provinca e fundit e Afganistanit që ishte zotuar se do t’i rezistonte forcave talebane thuhet se është marrë të premten nga milicia islamike.

Këtë e ka bërë të ditur një komandant taleban që thoshte njoftonte se kanë marrë kontrollin e të gjithë Afganistanit duke i dhënë fund trazirave pasi edhe Panjshiri ndodhet nën komandon e tyre.

Agjencia e lajmeve Reuters thotë se këtë e kanë bërë të ditur tre burime talebane, por është e pamundur që për momentin të konfirmohet nga burime të tjera. për momentin është e pamundur që ai të konfirmohej nga burime të tjera.

Ndërkohë, ish nën presidenti Amrullah Saleh, një nga drejtuesit e forcave opozitare tha se pala e tij nuk ishte dorëzuar ende.

“Nuk ka dyshim se jemi në një situatë të vështirë. Ne jemi nën pushtimin e talebanëve… Ne kemi mbajtur zonën tonë dhe kemi rezistuar. Rezistenca po vazhdon dhe do të vazhdojë. Unë jam këtu me tokën time, për tokën time dhe duke mbrojtur dinjitetin e saj”, tha Saleh në një video të publikuar në Twitter nga një gazetar i BBC.

Djali i tij, Ebadullah Saleh, mohoi që Panjshir të kishte rënë, duke i dërguar mesazhin: “Jo. Është lajm i rremë”.

Leave a Reply