Presidenti Ilir Meta kërkoi angazhimin e të gjithë aktorëve që marrëveshja e detit me Greqinë të jetë e pakontestueshme dhe konform Kushtetutës e të Drejtës Ndërkombëtare.
Gjatë një interviste në “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, kreu i shtetit apeloi që negociatorët të mos nxitohen për të finalizuar paktin.
“Asnjë aktor vendas nuk duhet të marrë përsipër përgjegjësi, që dalin jashtë përgjegjësive, që ka përcaktuar Kushtetuta dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. Është një çështje që do të kërkojë një angazhim dhe bashkëpunim të të gjithë aktorëve vendas, për të shkuar drejt një zgjidhje të qëndrueshme dhe të pakontestueshme, që i shërben dhe marrëdhënieve midis dy vende tona. Çdo veprim individual dhe i nxituar nuk ndihmon në zgjidhjen e kësaj çështje”, u shpreh Ilir Meta.