“Krijon kaos për procesin zgjedhor”
Presidenti i Republikës, Ilir Meta kthen për rishqyrtim ligjin për gjendjen civile.
Në arsyet për kthimin e ligjit, kreu i shtetit thotë se në këtë fazë të procesit zgjedhor ky ligj do të krijonte kaos për procesin zgjedhor dhe do shkaktonte pasoja politike.
“Një ndryshim i tillë, ka potencialin për të krijuar kaos në hartimin e listave të zgjedhësve, në procesin e votimit dhe për pasojë, do të minonte edhe më shumë besueshmërinë e vet procesit zgjedhor në tërësi duke sjellë pasoja politike, nxitjen e kontestimeve administrative dhe gjyqësore dhe për pasojë, acarimin e jetës shoqërore në vend”, thuhet në arsyetimin e kthimit të ligjit nga Presidenti i Republikës.