Kreu i Kuvendit, Ilir Meta takoi në Romë homologun e tij hungarez, Laszlo Kover.
Në takim u diskutuan marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Hungarisë si dhe perspektiva europiane e vendit tonë.
Kryeparlamentari shqiptar ka vlerësuar Hungarinë për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë dhe vazhdon të japë për rrugën drejt Bashkimit Europian tën Shqipërisë. Ai kërkoi thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat.
“Të rrisim shkëmbimin tregtar dhe marrëdhëniet tradicionale mes dy popujve t’i forcojmë përmes bashkëpunimit parlamentar”, tha Meta.
Edhe kreu i Kuvendit hungarez ndau të njëjtin mendim për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve, ndërsa vlerësoi orientimin pro-europian të shqiptarëve.