Shpërthen një bombol gazi në një lokal në afërsi të Portit të Vlorës

Një bombol gazi ka shpërthyer në një lokal në afërsi të Portit të Vlorës gjatë pasdites së të dielës.

Bëhet e ditur se në momentin e shpërthimit në lokal ndodheshin disa klientë dhe pronari, shtetasi Piro Koçi, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Pas shpërthimit të bombolës në lokal u përhapën me shpejtësi flakët, të cilat u vunë në kontroll pas mbërritjes së forcave zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur edhe evakuimin e menjëhershëm të personave që ndodheshin në lokal.

Leave a Reply