Mijëra izraelitë protestojnë kundër Netanyahu në prag të zgjedhjeve

Mijëra izraelitë kanë protestuar jashtë rezidencës së Kryeministrit Benjamin Netanyahu në Jeruzalem, duke bërë thirrje që t’i jepet fund udhëheqjes së tij.

Ata kanë vërshuar rrugët e mbyllura për trafik nga policia, duke valuar flamuj, goditur daulle dhe duke bërë thirrje që të zëvendësohet konservatori 71 vjeçar, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Zgjedhjet pritet të zhvillohen pas tre ditësh dhe presioni publik ndaj Netanyahu është rritur pasi që ai po gjykohet për korrupsion si dhe po akuzohet për keqmenaxhim të pandemisë.

Ai po ashtu akuzohet për ryshfet, mashtrim dhe prishje të besimit – akuza këto që i mohon Netanyahu.

Leave a Reply