Ideja e mini-Shengenit Ballkanit ka mbledhur në Oher, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zaev, kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Përmes një video të postuar në Facebook nga kryeministri Rama, shikohen momente nga takimi i tre liderave për tu pergatitur për samitin që do të zhvillohet ditën e dielë.
Me pas kane mbërritur edhe delegacionet nga Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi. Kryeministri Zaev si mikpritesi i samitit ka shtruar një darkë për përfaqesuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë samit mungon Kosova. Presidenti Thaçi për shkak të axhendës nuk mundi të merrte pjesë, gjithashtu edhe ministri i Jashtëm Pacolli nuk mori dot pjesë për shkak të axhendes.
Samiti do te filloje te dielen në oren 9 të mengjësit e në mesdite liderët e Ballkanit Perëndimor do të dalin në konferencë për shtyp.
Ne fund te samitit pritet që palët të miratojnë një deklarate të përbashkët për një rajon pa barriera në fund të vitit 2021.
Një muaj më parë, kryeministri shqiptar Rama, kryeministri i Maqedonise Zaev e presidenti i Serbisë Vuçiç u takuan në Novisad ku ranë dakord për krijimin e Shengenit Ballkanit. Ata u angazhuan për lirine e levizjes së qytetare e, mallrave e kapitalit deti në fund te vitit 2021 duke ftuar edhe vendet e tjera te rajonit te behen pjese e kësaj levizje.