SHBA këmbëngul: Hapni negociatat me Shqipërinë në 2020, jemi pro Minishengenit

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer ka deklaruar nga zvicra se është optimist për një vendim pozitiv vitin tjetër nga bashkimi europian për hapjen e negociatave.

MATTHEWA PALMER

I DERGUARI I POSAÇEM I SHBA PER BALLKANIN

SHBA-të vazhdojnë të jenë të angazhuar në perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor që ka qenë themeli për angazhimin amerikan në rajon për më shumë se 20 vite.  Kjo nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë.Kjo është edhe arsyeja pse pamundësia e Këshillit Europian për të gjetur konsensus dhe të fillojë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte kaq zhgënjyese.  Kjo nuk është fjala e fundit. Shpresojmë që Këshilli Europian t’i rikthehet çështjes në mbledhjen e liderëve në maj, në Zagreb, të arrijë konsensusin e duhur dhe të nisë atë proces aq të rëndësishëm duke dërguar sinjalin e rëndësishëm në rajon.

Gjithashtu nga forumi ekonomik botëror i Davosit, zyrtari i lartë amerikan u shpreh se shtetet e bashkuara presin që palët politike në shqipëri të ulen sa më parë në tryezë për reformën zgjedhore.

MATTHEW PALMER

I DERGUARI I POSAÇEM I SHBA PER BALLKANIN

Do të na pëlqente të shihnim përparim, është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë të jenë të fortë, që zgjedhjet të jenë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike. Prandaj do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që con sërish drejt normalitetit për demokracinë shqiptare.

Ndërkohë palmer mirëpriti nismën e minishengenit Ballkani duke bër të qartë se aty mund të përfshihen të gjitha vendet e ballkanit perëndimor.

MATTHEW PALMER

I DERGUARI I POSAÇEM I SHBA PER BALLKANIN

Angazhimi i Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të promovojnë bashkëpunimin përmes së ashtu-quajturës nisma e minishengenit është shpresëdhënës, është një tregues që liderët në rajon po marrin përgjegjësi për fatin e tyre, po marrin në dorë të ardhmen e vet. Arkitektura e kësaj nisme ka një skaj të hapur, ka vend për Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën. Nisma është premtuese, ka mbështetjen tonë dhe angazhimin tonë për të bashkëpunuar me liderët e Ballkanit Perëndimor për ta çuar përpara.

Në takimin e organizuar nga Forumi Ekonomik Botëror, me temë “Dialog strategjik për Ballkanin Perëndimor”  mori pjesë dhe Kryeministri Rama e shumë liderë të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi i takimit ishte thellimi I bashkëpunimit ekonomik rajonal në rajonin e Ballkanit .

Në këtë kuadër, në prill të vitit të ardhshëm në shqipëri do të zhvillohet Samiti Dixhital i Ballkanit Perëndimor I cili do të mbështesë përpjekje të rëndësishme rajonale me qëllimin për t’u përgatitur për Revolucionin e Katërt Industrial.

Leave a Reply