Kjo konferencë organizohet në kuadër të Nismës Future Europe të Këshillit të Atlantikut, ku marrin pjesë dhe homologë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Përgjatë 2 ditëve në Uashigton, Ministri Bushati do të ketë takime intensive në Departamentin Amerikan të Shtetit, me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, me senatorë dhe kongresmenë, si edhe një takim me Dhomat e Tregtisë amerikane ku do të ketë mundësitë të prezantojë mundësitë për të investuar në Shqipëri dhe thelluar më tej bashkëpunimin ekonomik.