Ministri i Arsimit, Bajrami viziton Luginën e Preshevës: Të shkëmbejmë librat

Ministri i Arsimit të Kosovës, Arsim Bajrami, ndonëse pa targa makine ka arritur në Luginën e Preshevës, për të folur për mundësinë e zgjidhjes së problemeve të edukimit në këtë pjesë të jugut të Serbisë, ku jetojnë shqiptarët.
Në një atmosferë me pyetje e kërkesa të shumta nga zyrtarët lokalë, Bajrami ka thënë se bashkëpunimi për të punuar mbi edukimin është një mundësi e mirë edhe në rrugën drejt BE-së, teksa do të kërkohet në partneritet edhe me autoritetet serbe, që të shkëmbehen tekstet.

“Shqiptarët në këtë pjesë, me gjithë interesimin e Tiranës dhe të Kosovës për libra shkollorë, shpesh mësojnë pa libra, kurse diplomat e tyre nuk njihen. Policia serbe pati konfiskuar rreth 5 mijë libra nga Kosova, duke i konsideruar si ilegale”, tha Arsim Bajrami, ministër për Arsimin në Kosovë.

Ministrat kosovarë, që vizitojnë Luginën e Preshevës herë pas here, asnjëherë nuk kanë folur për mediet, për të respektuar procedurat serbe.

 

Leave a Reply