Miratohet marrëveshja përfundime në Samitin e Klimës në Egjipt

200 vende ranë dakord për të ndihmuar vendet e prekura nga ndryshimet klimatike

Konferenca e Kombeve të Bashkuara për klimën në Egjipt miratoi një marrëveshje përfundimtare pas negociatave të vështira.

Gati 200 vende riafirmuan një vendim të mëparshëm për të hequr gradualisht qymyrin. Megjithatë, në dokument nuk përmendet nafta dhe gazi. Negociatorët në konferencën globale për klimën në Egjipt ranë dakord të krijojnë një fond të kërkuar prej kohësh për të ndihmuar vendet e prekura nga ndryshimet  klimatike.

“Pavarësisht se nuk kemi marrëveshje për reduktime më drastike të emetimeve, ne ramë dakord për marrëveshjen, sepse ne duam të mbështesim vendet më të prekura”, tha e dërguara e Gjermanisë për klimën Jennifer Morgan.

Pagesa e dëmshpërblimeve për dëmet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike në vendet më të varfra ishte një nga temat më të nxehta të dy javëve të konferencës.

Përdorimi i lëndëve djegëse fosile ishte gjithashtu objekt debati gjatë konferencës dy-javore të mbajtur në resortin egjiptian të Sharm el-Sheikh.

Samiti dy-javor është parë si një provë e vendosmërisë  së shumë vendeve të botës për të luftuar ndryshimet klimatike në një kohë kur lufta në Ukrainë dhe situata ekonomike mbeten shqetësimi kryesor.

Leave a Reply