Shpërthen një zjarr i madh në qendër të Moskës

Në qendër të Moskës ka shpërthyer një zjarr i madh. Ky zjarr ka shpërthyer në shesh Kosmosolskaja, kurse ministria ruse për Situata të Jashtëzakonshme, ka bërë të ditur se një depo është e përfshirë nga zjarri.

“Me të marrë telefonatën për zjarr, ekipet e zjarrfikësve kanë nisur me urgjencë drejt vendit të ngjarjeve, nga ku dilte tym i zi”, thuhet në kumtesën e kësaj ministrie.

Më vonë nga kjo ministri njoftuan se një depo ishte përfshirë nga zjarri – pra bëhet fjalë mes katit të parë dhe të dytë, e ekipet e zjarrfikësve kanë arritur t’i nxjerrin personat që kishin ngecur brenda objektit.

“Aktualisht zjarrfikësit po bëjnë të pamundurën që të shpëtojnë personat që gjenden brenda objektit të përfshirë nga zjarri”, thuhet ndër tjera në kumtesë.

E deri më tani janë evakuuar shtatë persona, dhe dy tjerë po konsiderohen si akoma të ngujuar brenda objektit.

Sipërfaqja nëpër të cilat është kjo çështje, thuhet se është rreth 2 mijë metra katrorë.

Leave a Reply