Mbi 10 persona janë shoqëruar në polici për zbardhjen e vdekjes së çiftit të të moshuarve, Kosta dhe Kleoniqi Ilia, përkatësisht 84 dhe 88 vjeç në fshatin Bodrisht të Dropullit.
Pasi kanë dhënë deklarimet e tyre, personat e shoqëruar janë lënë të lirë nga policia. Kjo e fundit vijon hetimet në disa pista për zbulimin e të vërtetës së kësaj ngjarje të rëndë.
Për zbardhjen e saj, grupi hetimor është rikthyer sërish në banesën e të moshuarve aty ku u gjetën të pajetë dhe me shenja dhune në trup.
Deri në këtë fazë të hetimit policia dhe prokuroria po verifikon disa të dhëna për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Burimet bëjnë me dije se momentalisht është lënë në hije pista e një grabitje të mundshme.
Pavarësisht kësaj ekspertët kriminalist janë në pritje të ekzaminimeve të disa provave materiale dhe profileve të përftuara në brendësi të banesës së çiftit të viktimave.