Mjekja pediatre Sonila Brati foli sot në një lidhje “Skype” për Klan News për virusin “RSV” dhe fluksin e pacientëve në spitale këto ditë.
Brati tha se të gjitha kategoritë janë të prekura nga simptomat si kollë, temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje. Por rastet më të shumta janë tek fëmijët sipas saj, ndaj të cilëve duhet një kujdes i veçantë në mënyrë që të mos kenë pasoja në rrugët respiratore.
Mjekja theksoi ndër të tjera se përdorimi i antibiotikëve nuk duhet të bëhet pa rekomandim mjeku.https://www.youtube.com/embed/GJYtpwnPKl8
Sonila Brati: Ulja e oksigjenimit jep pasoja tek mushkëritë, jep pasoja të rënda nëse nuk trajtohet në kohë nga mjeku. Simptomat janë kollë, vështirësi në frymëmarrje dhe temperaturë.
Pyetje: Një nënë mund ta kuptojë nëse fëmija ëështë prekur nga RSV?
Sonila Brati: Kur janë disa lloj virusesh që qarkullojnë, të cilët kanë ditë që qarkullojnë. Problematike ka qenë temperature se shkon thuajse një javë, 39 ose 40. Kategoritë janë të gjitha të prekura. Nga një situatë virale është kaluar në situatë bakteriale, janë rritur infeksionet respiratore këto ditë.
Prindërit e kanë të vështirë të bëjnë diferencën nëse është grip normal apo RSV, duhet të drejtohen te mjeku dhe mos t’i lënë gjatë këto simptoma sepse gjendja mund të bëhet serioze.
Hapi i parë është kontakti me mjekun pediatër ose mjekun e familjes, nuk kanë pse për një temperaturë të shkojnë në urgjencë. Duhet të drejtohen tek ne për të gjitha simptomat që kanë, jemi pas ne ata që më pas e drejtojmë në spital sepse edhe atje ka një fluks vizitash.
Pyetje: A ka masa paraprake kur vihet re temperature për të shmangur një gjendje të rënduar të fëmijës por edhe tek të rriturit?
Sonila Brati: Kjo është një gjë që realisht mund të funksionojë, multivitaminat tek fëmijët, shmangia e ambienteve të mbyllura, mbajtja e maskave është e domosdoshme në spitale apo ambiente të mbipopulluara bëjnë të mundur lehtësimin e situatës. Edhe higjiena është një gjë që funksionon dhe e sugjerojmë për prindërit që të kenë kujdes maksimal. Dhënia e lëngjeve po ashtu, ushqyerja, të konsumohen vitaminat C dhe D.
Pyetje: Sa është pak a shumë numri i vizitave mjekësore këto ditë?
Sonila Brati: Kemi numër të lartë vizitash, në ditë të caktuara shkojmë 50 ose më shumë. Në ditë të tjera mesatarja 35, mosha më e prekur nga 0-10 vjeç.
Pyetje: Po mjekimi sepse ne kemi gjetur zgjidhjen e shpejtë që është përdorimi i antibiotikëve, sa e dëmshme është për fëmijët?
Sonila Brati: Përdorimi i antibiotikëve duhet të bëhet vetëm me rekomandim mjeku. Nëse një situatë është virale, antibiotiku në këto ditë s’ka pothuajse asnjë vlerë. Antibiotiku ul imunitetin dhe rezistencën dhe nuk e kthen fëmijën në gjendjen më të mirë. Prindërit duhet të kenë dhe durim për temperaturën sepse antibiotikët përveçse janë të rrezikshëm dhe efektet anësore shihen më mbrapa dhe mund të jenë afatgjata.