Opinioni i gjërë tashmë i di të gjitha emrat e “teologëve” të Shaqir Fetait, të cilët vjedhin, shajnë, tradhëtojnë, që janë të pamoralshëm, që shkelin çdo normë islame, që nuk respektojnë asnjë nen të normativës së BFI-së, që janë sahanlëpirës, puthadorë e servilë, që heshtin para “reisit” të tyre edhe kur ai shkreton, edhe kur uzurpohet dhe vidhet vakëfi…
Shkruan Halid Sadiku
Bashkësia Fetare Islame (BFI) është shndërruar në një institucion ku nuk dihet se cili nëpunës apo cili zyrtar i saj po zhvillon aktivitete në frymën institucionale. Nëpër shumë xhami të vendit tonë, imamë, vaizë, hatibë, po shfrytëzojnë xhamitë për interese të veta. Shaqir Fetait rri heshtur, muftinjve nuk u dëgjohet zëri, kurse të dekretuarit e tyre keqpërdorin mihrabe, qursi, hytbe… në dobi të shoqatave, mexhliseve, klubeve, agjencive turistike, fraksioneve, sekteve…! Dmth. të këtillët shfrytëzojnë xhamitë, zyrat dhe mjetet e xhamive për përfitime personale, apo të palës së tretë!
Flitet se “Reisit” Shaqir Fetai i mjafton që të këtillët mos t’i përzihen në interesin e tij, mos t’ia lëkundin kolltukun, sepse ai dhe myftinjtë e tij janë shumë të vetëdijshëm se shkeljet e tyre janë shumëherë më të rënda se sa e nëpunësve të BFI-së. Nuk ka dyshim se kjo gjendje na flet se keqpërdorimi i të mirave të institucionit është zgjeruar në të gjitha nivelet. Fatkeqësisht, ky lloj metastazimi garanton trashjen e zullumit – zullumqarëve, dobësimin dhe shkatërrimin e BFI-së!
Në rrethana të këtilla, kur vetëm në administratën aktuale të BFI-së së Shaqir Fetait aktualisht janë dhjetra persona që janë të gatshëm më shumë t’ju shërbejnë intereseve të huaja se sa xhemateve, persona që nuk kanë fytyrë të dalin para xhematit, hajna, antihumanistë, antiislamistë, horexhinjë, bixhozxhinjë, keqpërdorues të fitrit, të zeqatit dhe haxhit, dalleverxhinjë e hipokritë, vetëm një i marrë mund të mendojë se BFI është në rrugë të mbarë dhe që gjatë 2023-tës pritshmëritë janë se të gjithë pisat do të përmirësohen dhe se ujqit do të ndrrojnë edhe qimet edhe zanatin!
Opinioni i gjërë tashmë i di të gjitha emrat e “teologëve” të Shaqir Fetait, të cilët vjedhin, shajnë, tradhëtojnë, që janë të pamoralshëm, që shkelin çdo normë islame, që nuk respektojnë asnjë nen të normativës së BFI-së, që janë sahanëlëpirës, puthadorë e servilë, që heshtin para “reisit” të tyre edhe kur ai shkreton, edhe kur uzurpohet dhe vidhet vakëfi.
Opinioni i gjërë i di të gjithë këta persona, sepse janë lakuriqësuar me dhjetra herë, me emër e mbiemër, po të njëjtit akoma janë në krye, janë krahu i djathtë e i majtë i Shaqir Fetait, janë “drejtues” të organeve e të institucioneve të BFI-së. Të tillët i duhen Shaqir Fetait, sepse të tillët ia sugjeron punëdhënësi i tij dhe të tillët i mbanë më lehtë në grusht!
Prandaj, është konstatim i përgjithshëm që po qarkullon ndër myslimanët e vendit: Shaqir Fetait nuk i intereson BFI-ja, nuk mbron të drejtat e myslimanëve, xhemateve që këqpërdoren nga imamët dhe myftinjtë e tij, atij i intereson interesi i tij dhe instaluesit të tij! Mjer për BFI-në e lum për Shaqir Fetain dhe myhibtë e tij!