Monitorim nga ajri parcelave të mbjella me hashash

Në Drejtorinë e Policisë së Shtetit u zhvillua këtë të hënë një takim mes përfaqësuesve të Ministrisë së Brendshme italiane, Policisë së Shtetit dhe Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza, me synim përcaktimin e modaliteteve për zhvillimin e misionit të monitorimit nga ajri me avionë të posaçëm për identifikimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike.

N? fokus t? këtij takimi ishte përcaktimi i modaliteteve t? monitorimit t? territorit p?rmes avionit t? posaçëm v?n? n? dispozicion nga Policia Italiane, masat p?r kontrollin  e territorit pas identifikimit t? sip?rfaqeve t? kultivuara, me q?llim asgjësimin e tyre, mënyra e raportimit t? p?rbashk?t p?r rezultatet, si dhe diskutimi mbi masat e siguris? gjat? operacionit.

Me përcaktimin e modaliteteve pritet që së shpejti t? nis? dhe monitorimi nga ajri, proces i cili do t? pasohet nga veprimet n? terren t? forcave vendore t? policis? t? mb?shtetura nga forcat speciale, me q?llim asgjësimin e sipërfaqeve t? gjetura.

Në këtë takim ishin të pranishëm zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Altin Qato, si dhe drejtues të tjerë të strukturave të luftës kundër drogës dhe të bashkëpunimit policor ndërkombëtar në Policinë e Shtetit.

Ndërkohë delegacioni italian përbëhej nga funksionarë të Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza, si dhe drejtues të Misionit Interforze të Policisë Italiane në Shqipëri. Po ashtu i pranishëm në këtë takim ishte dhe Drejtuesi i Misionit “PAMECA IV” Giorgio Butini.

Leave a Reply