Morali i legjendave për mbretëritë e hershme

Si t’i lexojë Shaqir Fetai shumicën e legjendave që kanë të bëjnë me mbretëritë e ndryshme, të shekujve që nga periudha romake e këndej. Pse t’i lexojë pikërisht Shaqir Fetai? Sepse, vetëm ai duhet të bindet se, që të gjithë mbretërit, si pasardhës të njëri tjetrit, kanë vepruar dhe kanë përjetuar po atë siç veproi dhe siç do të përjetojë Shaqir Fetai

 

Shkruan Skifter Pollozhani, historian i artit

 

Në historinë e sistemeve mbretërore, mbretërit kanë ardhur përmes intrigave nga më çnjerëzoret, ndërsa të suksesshëm kanë dalur vetëm ata mbretër, jo ata që kanë pasur aftësinë për të thurrur intriga, por, ata që kanë pasur aftësinë e kapjes dhe të lexmit me kohë të intrigave, të tradhëtive dhe të komploteve.
Mbretërit kanë trashëguar fronin vetëm nëse janë rrebeluar së brendshmi, sepse, rrebelimi nga jasht i ka dhënë fund sistemit mbretëror. Kanë qenë mirë të organizuar, kanë pasur “roje mbretërore” ushtri, sistemi ka qenë shtypës, i pamëshirshëm, bindja ka qenë se mbreti është dërgues nga perëndia, si i tillë është mëkëmbës i perëndisë, ndaj dhe çdo gjë e gjallë duhet t’i nënshtrohet mbretit. Kur vinte mbreti në fron, ka qenë një periudhë e caktuar, varësisht nga vizitorët që, mbreti ulur në fron priste delegacione të ndryshme që vinin ta uronin e t’i sillnin në shenj nderimi lloj-lloj dhuratash e peshqeshesh!
Çka bënin mbretërit që vinin dhunshëm, zakonisht nga oborri mbretëror! Kjo ardhje realizohej përmes tradhëtisë, përmes intrigave, tradhëtive, komploteve, përmes linçimit, likuidimit, përmes blerjes së bashkëpunëtorëve të ngushtë të mbretit, përmes rojeve të para të mbretit, përmes njerëzve apo këshilltarëve kryesorë të mbetit, kryesisht përmes shpërblimit si kundërvlerë e aktit tradhëtues dhe të krimit.
Pasaradhësi, apo, tash e tutje mbreti, një kohë do të shprehë heshtje dhe dhimbje, mallkim e trishtim, ankth e keqardhje, derisa ta kuptojë pajtueshmërinë e masës me fatin! Në ndërkohë do ta lexojë situatën, do t’i përcjellë njerëzit, sidomos bashkëpunëtorët e ngushtë të ish-mbretit, do ta lexojë heshtjen dhe sjelljet e masës së gjërë, do ta lexojë deri në bindje lojalitetin e rojeve të mbretit, të këshilltarëve, të personelit të oborrit mbretëror dhe të ushtrisë mbretërore.
Mbretërit që kanë ardhur nga intrigat, nga tradhëtitë dhe krimet e brenda oborrit mbretëror, që të gjithë prioritet në strategjinë e bretërimit të tyre kanë pasur eliminimin e intrigantëve që e kanë ndihmuar, vrasjen e kriminelëve që e kanë helmuar apo që e kanë eliminuar mbretin, përgjumjen e qëllimshme të rojeve që kanë lejuar realizimin e intrigave si dhe të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë si dhe të shpërblyer nga kjo ndihmë. Sepse, mbreti i intrigave e di fare mirë se, gjithçka mund të vritet e shërohet, përveç nostalgjisë.
Tërë ky staf kriminelësh që e ndihmojnë kryeintrigantin të vie në fron, shumë shpejt do të ndjejë frikën e eliminimit, ndaj gjithnjë e më shumë do t’ju shtohet nostalgjia për mbretin që e eliminuan, do të ndjejnë fajësi, do të ndjejnë trishtim, do të ndjejnë nevojë për kërkim falje me përulësi para ish-mbretit. Do të jetë shumë vonë momenti kur do të kuptojnë se, personin që e kanë ndihmuar të vijë në pushtetin mbretëror, në fakt, nuk është asgjë tjetër përveçse kriminel, ai nuk e ka në mend mbretërimin e vendit dhe të popullatës, por, zhvatjen e tyre, ushtrimin e kriminalitetit mbi ta.
Në këtë situatë do të kuptojnë se, mbreti i më parshëm, atë që e elminuan, të paktën ka pasur vizion, ka pasur trimëri, ka pasur ushtri për mbretërinë e për popullin, ka pasur “roje oborrtare” për rend dhe mirëqenie për të gjithë, ka pasur institucione të rregullta mbretërore, ndaj do të nisin ta urrejnë mbretin që e sollën duke i mllaçitur e duke u tejngopur me intrigat e tij.
Dhe, sakaq, derisa do të vetëdijësohen për gabimin trashanik që kanë bërë, mbreti i ri do t’ua këpusë kokat dhe do t’i ngulë në hunj që të copëtohen nga coftinëngrënësit e të përfundojnë si tradhëtarë të mbretërisë. Pa dyshim, intrigat gjithnjë kanë qenë mjet shtypës i masës së gjërë dhe, gjestet kriminale të mbretit, mosrespektimi i betimit të mbretit, mosrespektimi i akteve mbretërore si dhe i personelit oborrtar, do t’i sinjalizojë masës se punët nuk janë në rregull. Ky është shkasi i revoltave së vegjëlisë dhe, marrja fund e një mbretërie që ngelë vetëm si mit, jo si mit i kreshnikëve që shton dozën e mburrjes etnike, por, si mit i sojit të Judë Iskariotit, që shton dozën e turpit dhe të trishtimit.
T’i kthehemi Shaqir Fetait, “mbretit aktual” që erdhi përmes tradhëtisë dhe komplotit!
Shaqir Fetai sikur ka nisur ta lexojë zhgënjimin e ish-bashkëpunëtorëve të Sulejman Rexhepit të cilët e tradhëtuan! Ka nisur t’ua nuhasë nostalgjinë për të, ka nisur t’ua kuptojë dhembjen për të, ndaj dhe ka nisur një arrogancë ndaj tyre. Ky është ishareti i parë se shumë shpejt do t’ua heq kokën dhe do t’ua ngulë nëpër hunjë!
Jo rastësisht Shaqir Fetai e ndjenë urrejtjen e tmerrshme të stafit akademik në një mbledhje të FSHI-së nga e cila, si ai me bishtin nën këmbë, detyrohet të dalë dhe të ikë nga mbledhja.
Jo rastësisht Shaqir Fetai ish-bashkëpunëtorin më të ngushtë të Sulejman Rexhepit e dëbon nga zyrja, sepse ky ka stilin e vet të veshjes, i cili ia vret syrin “mbretit aktual” ndaj dhe e dëbon nga zyrja. Kë e dëboi? E dëboi atë që është më meritori, që e ndihmoi më së shumti Shaqir Fetain të vinte “në pushtet”! E dëboi nga zyrja njeriun më të afërt, i cili dikur i flinte te këmbët Sulejman Rexhepit!
Por, deri në “Ditën D”, Shaqir Fetait i duhet të luajë skenën e parë të dramës, atë të keqardhjes për ish-mbretin, atë skenë ku ka plotë dhimbje, plotë trishtim, por edhe lavdërata dhe respekt për “mbretin e pafat”!
Prandaj, jo rastësisht, Shaqir Fetai, kur u pyet se si ndjehet për një inçizim ku e mburrë deri në perëndi Sulejman Rexhepin ndërsa të njëjtin e largoi me intriga e komplot dhe i ndihmuar nga pushteti aktual maqedonas, ai do të përgjigjet: “Po haxhi rreisi ka qenë njeri i maaadh, ka merita të veçanta, ka qenë trim e azgan, ka kontribut të pamohueshëm në avancimin e islamit ndër ne, dhe, edhe sot sikur ta inçizoja atë emision, unë sërish do të flisja me pietet e respekt për personalitetin e Sulejman Rexhepit, sepse ai ka qenë dhe gjithnjë do të ngelë figurë markante…” Kështu është pëgjigjur intriganti Shaqir Fetai! Këtë e kanë kuptuar të githë, tërë “oborri mbretëror”, ndërsa meqë kështu qenka puna, më së keqi po ndjehen ata që e ndihmuan në komplot Shaqir Fetain! Po pyesin: meqë paska qenë kaq i madh, meqë këtë respekt për Sulejman Rexhepin e paska të konservuar në shpirt Shaqir Fetai, atëherë pse e ndihmuam në këtë gjest antiislam! Vetëm që të dëshmojmë se sa të fortë jemi në shkeljen e gjithçkafit që u ndërtua, në shkljen e të gjitha akteve normative, të gjitha normat kushtetutare? Mos e hodhëm një hap drejt shkatërrimit të Institucionit të patundur nga asnjë pushtues tash e gjashtë shekuj? Të paktën Shaqir Fetai do të marrë një notë të lartë nga Stanko Dragoviqi i UDB-së! Po ne çka fituam?! …

 

Leave a Reply