“Mos thoni që s’ju thamë”/ Rama paralaKryeministri Edi Rama Tiranë ka inspektuar Rezidencën Studentore Universitare nr. 2 për të parë nga afër kushtet në godinat studentore ndërsa paralajmëroi vaksinimin e detyrueshëm të studentëve dhe pedagogëve.
Sipas tij, mund të lindë nevoja që vaksinimi të jetë i detyrueshëm për të hyrë në auditore që të mos ketë përshkallëzim të situatës për shkak të rasteve me Covid-19.
Rama: Duhet të komunikojmë intensivisht në të gjithë rektoratet është se mund të vijë momenti duke pasur parasysh edhe çfarë po ndodh nëpër botë dhe rritjen e numrave, rreziqet që paraqet varianti i ri Delta që vaksinimi për studentët që hyjnë në auditore do të jetë i detyrueshëm dhe do të duhet që t’ju komunikohet kjo vijimësisht që nëse vjen momenti, të mos thonë pse s’na thatë.
Këtu s’ka “dua, s’dua” se për të gjithë ata që kanë pjesë të aktivitetit të tyre, të qenit bashkë me të tjerë, është përgjegjësi që nëse për veten e tyre mund të thonë që s’duan t’ia dinë, të tjerët nuk mund t’i marrin në qafë. Është e pamundur të lejojmë që të kemi përshkallëzim të panevojshëm të numrave dhe pastaj të shkojmë në masa që kurrë nuk duhet të kthehen mbrapsht në Shqipëri.