Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë mendim negativ për Propozim-ligjin për shtetësi që u propozua nga partitë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.
Ministri Oliver Spasovski sot propozimin e vlerësoi si “pamflet politik”.
Opozita shqiptare me propozimet e tyre duan që motet marrjen e shtetësisë të shkurtohen nga tetë vjet vendbanim në Maqedoni në katër vjet, dhe shtetësia të fitohet me tre dëshmitarë që vërtetojnë se personi ka jetuar në Maqedoni para pavarësisë dhe përveç njohjes së gjuhës maqedonase, qytetari duhet të dijë vetëm një nga gjuhët zyrtare në shtet.
Sipas Ziadin Selës, qëllimi i këtij Propozim-ligji është barazia e qytetarëve që jetojnë këtu.
Ligji është në procedurë kuvendare, por nuk dihet nëse ka shumicë që do ta mbështeste. Edhe pse në fillim LSDM dha mbështetje, më pas u tërhoqën me arsyetimin se duhet të ketë zgjidhje sistematike të kësaj çështje.